Podujeva
Rrokulliset një veturë në Penuhë të Podujevës

Pak më parë ka ndodhur një aksident trafiku ku është rrotulluar një veturë në magjistralen Prishtinë-Podujevë më saktësisht në fshatin Penuhë të Komunës së Podujevës.
Ngasësi i automjetit ka humbur drejtimin dhe si pasojë i është rrotulluar vetura.
Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident përveç dëmeve materiale dyshohet se ka edhe persona të lënduar.
