Kronik e zezPodujeva
Podujevë, arrestohet personi që posedonte 8 qese me marihuanë

Një person është arrestuar dje në Podujevë, pasi është vërejtur se posedon lëndë narkotike.
Sipas policisë, i dyshuari sapo ka vërejtur policinë ka ikur dhe ka hedhur në një veturë 8 qese të vogla që dyshohet se janë me substancën narkotike të llojit marihuanë.
Njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar qeset pesha e të cilave është rreth 8 gram. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.