Podujeva

“Nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet në Podujevë do të ishte gabim fatal”

Sot parashihej të zhvilloheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës.

Por mbrëmë u vendos që këto zgjedhje të shtyhen, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Albert Krasniqi tha se konfirmimi i pranisë së koronavirusit në Podujevë, vërteton se u kërkua me të drejtë anulimi i zgjedhjeve, transmeton Indeksonline.

“ Ekspozimi i qytetarëve përballë rrezikut të infektimit do të ishte gabim fatal. Për një vend si Kosova, çdo rast shtesë është barrë e madhe për sistemin shëndetësor”, tha Krasniqi, monitories i punës së Kuvendit dhe njohësh i mirë i çështjeve politike në vend.

Ndryshe pak më parë u konfirmuan edhe katër raste të tjera me koronavirus, njëri prej tyre nga Podujeva.

https://www.facebook.com/pikturamuriunik/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close