Kronik e zezPodujeva

Zjarri përfshin një pjesë të shkollës “Ilir Konushevci” në Llugë të Podujevës

Përfshihet nga zjarri një pjesë të shkollës fillore “Ilir Konushevci”, në fshatin Llugë të Podujevës.

E kontaktuar nga IndeksOnline, zyrtarja për informim për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin me të marrë informatën në orën 7:30.

Ndërsa ka njoftuar se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (shkollë) në fshatin Llugë të Podujevës. Nuk  raportohet për persona të lënduar.  Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.  Zjarri është lokalizuar”, tha Ahmeti për IndeksOnline.

Ndërkohë ka bërë të ditur se për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes.

https://www.facebook.com/watch/?v=695326617799109

https://www.facebook.com/pikturamuriunik/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close