Podujeva

Zyrtare, lista e deputetëve të rinj të LDK-së

Në zgjedhjet e gjashtë tetorit të mbajtura në vend shin gjithsej 1.961.213 votues të regjistruar.

Pjesëmarrja e përgjithshme në votim ishte 44.72%. Në bazë të të gjithë atyre që dolën për të votuar, Lëvizja Vetëvendosje arriti të mbledh më së shumti vota.

Por si parti e dytë në këto zgjedhje doli Lidhja Demokratike e Kosovës me 206.458 vota, apo 24.46%.

Kësisoj LDK do të ketë 29 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, raporton Indeksonline.

Vjosa Osmani, Kutim Shala, Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Besian Mustafa, Marigona Geci, Driton Selmanaj, Arban Abrashi, Ekrem Hyseni, janë ndër më të votuarit e LDK-së që do t’i shohim në Kuvend.

Këta pasohen më pas nga Fetah Ruhi, Frashër Demaj, Shkëmb Manaj, Arben Gashi, Armend Zemaj, Ardian Shala, Haxhi Avdyli, Vlora Limani-Hajnuni, Rrezarta Krasniqi, Shkelzen Hajdini, Lirije Kajtqazi, Ilir Ferati.

Fatmir Rexhepi, Hykmete Bajrami, Ilir Tasolli, Doruntinë Maloku-Kastrati, Hatim Baxhaku, Besa Gaxherri, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

https://www.neptun-ks.com/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close