Kronik e zezPodujeva
Zjarri përfshin një pjesë të shkollës “Ilir Konushevci” në Llugë të Podujevës

Përfshihet nga zjarri një pjesë të shkollës fillore “Ilir Konushevci”, në fshatin Llugë të Podujevës.
E kontaktuar nga IndeksOnline, zyrtarja për informim për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin me të marrë informatën në orën 7:30.
Ndërsa ka njoftuar se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (shkollë) në fshatin Llugë të Podujevës. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar”, tha Ahmeti për IndeksOnline.
Ndërkohë ka bërë të ditur se për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes.