Podujeva

Vetaksident i rëndë, në Podujevë, një grua humb jetën

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mrëmë rreth orës 20:00 në Podujevë, shkruan Portal Podujeva.

Shoferi i veturës së tipit “BMW”, ka humbur kontrollin dhe është futur në shinin e urës, i cili më pas i depërton në veturë.

Në veturë ishte një çift të ardhur nga Gjermania, por fatkeqësisht gruaja posa hyn në veturën e Ndihmës së shpejtë ndërron jetë.

Merdare-Prishtinë, Podujevë 25.12.2019-20:09.

Ka ndodhur një vetëaksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku është përfshirë një automjet me targa të huaja dhe me drejtues mashkull shqiptar – shtetas austriak. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit si dhe lëndime të rënda ka pësuar pasagjerja femër shqiptare–shtetase austriake. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, mirëpo viktima femër nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndryshe, shkaktar i këtij aksidentit konsiderohet Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës për shkak që nuk ka përfunduar ende rrugën në këtë pjesë.

Dhe si pasojë e zvarritjes së përfundimit të kësaj rruge ndodhi aksidenti tragjik në Podujevë.

https://www.facebook.com/pikturamuriunik/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close