Podujeva

Sërish vërshime në Podujevë, bllokohen disa shtëpi në fshatin Dumosh(Foto)

Reshjet e fundit të shiut dhe borës kanë shkaktuar vërshime sërish në disa pjesë të Podujevës.

Edhe në fshatin Dumosh të kësaj komune, reshjet kanë shkaktuar sërish vërshime.

Banorët e kësaj anë kanë thënë se vazhdimisht ka vërshime, por që deri më tani nuk janë sanuar problemet.

Ndryshe, mëngjesi i së shtunës ka filluar me reshje shiu e vende-vende do të ketë edhe reshje bore të cilat do të vazhdojnë deri në mesditë.

https://www.facebook.com/pikturamuriunik/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close