Podujeva
Pritje të gjata, në Merdar

Mbi dy orë po presin mërgimtarët në pikëkalimin kufitar, në Merdare, për të dalë jashtë territorit të Kosovës.
Të dhënat e fundit të Qendrës për Menaxhimin e Pikave Kufitare tregojnë se kolona në Merdar është 500 metra e gjatë.
Sipas këtij institucioni, pritjet në dalje janë deri në 150 minuta, ndërsa në hyrje 10 minuta.
Kolona ka edhe te Dheu i Bardhë ku në këtë pikë kufitare, qytetarët po presin deri në 40 minuta në dalje.