Podujeva

PODUJEVË: SHKEL KËMBËSORIN, AUTORI IKË NGA VENDI I NGJARJES

Policia në Podujevë raporton se dje në mbrëmje ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një veturë dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar viktima,  i cili është duke marrë tretman mjekësor në QKUK. 

Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksident trafiku është larguar me automjetin e tij prej vendit të ngjarjes në drejtim të panjohur dhe deri më tani është person i panjohur. 

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë por jashtë rrezikut për jetë.

https://www.facebook.com/pikturamuriunik/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close