Podujeva

Përfshihet nga zjarri një veturë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Loading...

Një veturë është përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Podujevë, më konkretisht në fshatin Sibovc.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tregoi për KosovaPress se përderisa vetura ishte në lëvizje është përfshirë nga zjarri. Ndërkohë që ngasësi i veturës ka arritur që të dalë nga vetura.

Mirëpo deri më tani ende nuk dihet arsyet e përfshirjes së veturës nga zjarri.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një veturë qe është përfshirë nga flaka në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Sibovc. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur ne informacionet e para dyshohet që përderisa vetura ishte ne lëvizje për arsye te panjohura është përfshirë nga flaka. Ngasësi i veturës ka arritur të dalë nga vetura përderisa zjarrfikësit janë ftuar ne vendngjarje për të lokalizuar zjarrin”, tregoi Ahmeti.

Loading...

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close