Uncategorized

Një i vdekur në aksident trafiku afër Podujevës

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka konfirmuar se një person ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur në ora 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

“Rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai shtoi se njësitet policore po merren me ekzaminimet në vend-ngjarje.

https://www.neptun-ks.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close