Podujeva
Kandidatja për deputete e PDK-së kërkon mbështetjen e diasporës: Do të jemi zëri juaj!

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Floretë Zejnullau, ka theksuar se në të gjitha fazat e ndërtimit të shtetit diaspora është një kategori tejet e rëndësishme.
Sipas saj, roli i tyre ishte jetik në bërjen e shtetit tonë, i tillë është edhe sot në fuqizimin e tij.
“Edhe sot, edhe nesër, edhe përherë Kosova ka nevojë për Ju, për përkrahjen Tuaj. Derisa kërkoj mbështetjen Tuaj, zotohem se do jem zëri Juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Zotohem se do të jem në kontakt të përhershëm me ju për të përçuar aty ku duhet çdo kërkesë Tuajën, për të trajtuar çdo shqetësim Tuajin. Çdo votë e Juaja për mua, është përgjegjësi”, ka shkruar ajo në Facebook.