Podujeva

Ja mosha e të infektuarit me koronavirus nga Podujeva

Janë konfirmuar edhe 4 raste të reja pozitive me virusin SARS – CoV – 2 (coronavirus), duke shkuar kështu nëntë numri i të infektuarve në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një njoftimi të bërë në llogarinë Facebook, ka treguar se tri raste janë nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës.

Media mëson se personi nga Podujeva emër i njohur për redaksinë, kishte udhëtuar nga Italia për në Kosovë më datë 5 të këtij muaji dhe është i moshës rreth 60 vjeçar.

Kujtojmë që komuna e Klinës, Vitisë dhe Malishevës tashmë janë të karantinuara, me vendim të qeverisë, derisa pritet që edhe Podujeva të izolohet.

Në anën tjetër, ministri Vitia bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, ka kërkuar nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

https://www.facebook.com/pikturamuriunik/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close