Podujeva

Gjest i madh, familja e Unikut të ndjerë, të gjitha paratë e mbledhura nga “Marakli t’kerreve”, i jep për bamirësi

“Marakli t’kerreve”, është ndër grupet më të mëdha shqiptarë online.

E veç që shquhet si “merakli t’kerreve”, 90 mijë anëtarët janë edhe goxha humanitarë, shkruan gazeta inFokus.

Për t’ë ndihmuar vogëlushin Unik Vatovci, që vuante nga një infeksion viral në mushkëri, grupi mblodhi mbu 78 mijë euro.

Por, duke qenë se vogëlushi nuk ia doli mbanë, familja Statovci kanë vendosur të kthejnë të mirën.

Të gjitha paratë, ata vendosën t’i shpërndajnë për bamirësi, tek rastet e njëjta, pra tek fëmijët me sëmundje të rënda.

Këtë të ditur e bëri njëri nga adminët e grupit “Marakli t’kerreve”, Advan Plakolli.

“Rasti i Unikut tone qe krejt Maraklit jena mobilizu me i ndihmu. Pas vdekjes se voglushit baba i tij Valmiri ka vendos te gjitha mjetet e mbetura e qe vlera e tyre ishte 78.026,00€ me i shpernda ne raste te njejta pra tek femijet me semundje te renda. Familja e Unikut ju falenderon te gjithve per kontributin qe e keni jep 🙏❤.”

Në mesazhin e dërguar nga një pjesëtar i familjes, përmenden e falënderohen të gjithë ata që ndihmuan, shkruan gazeta inFokus.

“Me poshte gjeni fotot ku shihen te gjitha transferet e bera permes bankes:

Leanit Prenka: 10.000,00€

Elma Vokshi: 500,00€

Denis Telaku: 20.000,00€

Blerond Maraj: 5.000,00€

Faton Berisha: 15.000,00€

Aridona Podvorica: 5.000,00€

Fjolla Kokollari: 4.000,00€

Blinera Berisha: 2.000,00€

Anuar Krasniqi: 8.000,00€

Elmedina Sogojeva: 2.000,00€

Diart Zhitia: 2.000,00€

Vlera Selimi: 526,00€

Para kesh ju eshte dhen:

Kushtrim Hodolli 1000€

Denis Telaku 1000€

Almos Zekolli 2000€

Me respekt Valmir Statovci”.

https://www.facebook.com/pikturamuriunik/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close