Kronik e zezPodujeva

ARRESTOHEN TRE PERSONA TË CILËT ISHIN NË KËRKIM

Tre persona të cilët po kërkoheshin nga organet kompetente janë arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Një prej tyre është arrestuar në fshatin Bradash të Podujevës, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata dhe i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Një i dyshuar tjetër u arrestua në pikën kufitare në Merdare. Derisa arrestimi i fundit mbrëmë nga personat në kërkim u bë në Podujevë.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Bradash, Podujevë 27.01.2021 – 09:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

PKK Merdare, Podujevë 27.01.2021 – 22:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Rr. Ramë Obranqa, Podujevë 27.01.2021 – 22:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull  kosovar dhe i njëjti në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. 

https://www.facebook.com/pikturamuriunik/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close
Close