Podujeva

21-vjeçarja nga Podujeva vdes në QKUK disa orë pas lindjes me prerje cezariane

Loading...

Një 21-vjeçare nga rrethi i Podujevës, e infektuar me koronavirus, ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pacientja kishte vdekur pasi solli në jetë një foshnjë, ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli.

Ai ka thënë se pacientja ka qenë e intubuar.

“Pacientja ka qenë e intubuar në Mjekësinë Sportive. E kanë sjell tek ne dhe e kemi kryer lindjen”, ka thënë ai për KOHËN.

Sipas tij, mjekët duke e parë rrezikun që 21-vjeçarja të vdesë e kanë drejtuar për Gjinekologji për lindje me prerje cezariane në mënyrë që të shpëtojë foshnja. Sipas tij, neonatologët e kanë marrë foshnjën dhe gjendja e foshnjës është e mirë.

E ndjera e lindur në vitin 1999 sot në orët e pasdites kishte kryer lindjen me prerje cezariane. Ajo ishte në javën e 36 të shtatzënisë.

Loading...

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close